Lladrovci publikon foto bashkë me Lushtakun: Asnjë gjykatë, nuk mund ta njollos luftën e drejtë të UÇK-së as veprën e heronjve tanë të luftës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë, e cila u organizua si reagim ndaj, siç u tha, padrejtësive që po u bëhen liderëve të luftës dhe paqes në Kosovë, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përballë qytetarëve të mbledhur në sheshet e kryeqytetit, Lladrovci mbajti një fjalim të fuqishëm, në të cilin nënvizoi rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e çlirimit të vendit.

Ai rikujtoi se UÇK-ja ka pasur mbështetje ndërkombëtare dhe theksoi se lufta për liri ishte e drejtë dhe legjitime.

Postimi i tij i plotë:

Asnjë gjykatë, nuk mund ta njollos luftën e drejtë të UÇK-së as veprën e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve për çlirim.

Sot jam këtu për tu bashkuar me vullnetin qytetar dhe të bëj protestë kundër padrejtësisë që po i bëhet liderëve tanë, shtetit tonë dhe mijëra viktimave të gjenocidit serb.

Jam këtu, për të rikonfirmuar se liria e Kosovës është e mangët pa liderët tanë të luftës dhe paqes.

Jam këtu, për të theksuar se liria jonë është e pandashme nga lufta e UÇK-së dhe përkrahja e NATO-s me Amerikën në krye.

Jam këtu, për të theksuar se drejtësia do të fitojë dhe liderët tanë i presim krahhapur dhe të liruar nga shpifjet e Serbisë dhe aleatëve të saj.

Jam këtu, sot e gjithmonë, në mbrojtje të nderit, dinjitetit dhe të ardhmes së shtetit tim, qytetarëve dhe prijësve të saj të luftës dhe paqes!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit