Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci beson se do të dalë fitues pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit.
Lladrovci ka thënë se nuk i beson EXIT POLL-eve dhe sipas matjeve të tyre të fundit ai është duke prirë bindshëm ndaj kandidatëve tjerë.
“Rezultati për ne është vetëm kur del nga kutia e votimit. Ne dëshirojmë që çdo qytetarë le t’i del vota dhe kush fiton ja shtrij dorën. Jam i bindur se do të fitojmë me herën e parë nuk do të ketë raund të dytë. Të gjitha rezultate që jemi tu i marrë jemi bindshëm duke udhëhequr gjatë gjithë kandidatëve tjerë”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai është deklaruar edhe për audioincizimet e publikuara së fundmi, të cilat i ka cilësuar si fallco.
“Ka qenë një fushatë e mirë pavarësisht se opozita ka përdor çdo lloje diskriminimi me portale të ndryshme fallco, e audioicizimie fallce, por kanë mu përgjigj para ligjit. Edhe unë nëse jam fajtor do të përgjigjem para ligjit”, ka thënë Lladrovci.









