spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Lladrovci: Nipat dhe përkrahësit e mi po shqetësohen nga familjarët e “dhjetëshes”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht ndaj, siç thotë ai, presionit që po ushtrohet ndaj përkrahësve dhe nipave të tij nga persona të lidhur me një kundërkandidat.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se nipat dhe mbështetësit e tij po përballen me telefonata dhe mesazhe shqetësuese në rrjete sociale për shkak të qëndrimit të tyre në përkrahje të kandidaturës së tij për një mandat tjetër si kryetar i Drenasit.

Ai ka theksuar se këto kontakte po bëhen nga “familjarët e dhjetëshes”.

“Nuk është kulturë politike as demokratike shqetësimi me telefon dhe tendenca për të imponuar bindjen e keqbërësve. Qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e mi, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe më ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën time”, shkroi Lladrovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit