Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar dy vëllezërit e Kadri Veselit, derisa në Hagë po thuhen fjalët e fundit të mbrojtjes.
Lladrvoci ka shkruar se historia s’mund të rishkruhet dhe se s’ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që e ka çliruar Kosovën.
Postimi i plotë:
Me Ismetin, Petritin, Veselin dhe shokët tjerë, në drekën e rastit në Ferizaj, ishte mundësi për të kujtuar e vlerësuar ngjarje e njerëz.
Historia nuk mund të rishkruhet, as nuk ka fuqi që mund ta mjegullojë arritjen e gjeneratës që i takoi fati të realizojë mrekullinë, çlirimin e Kosovës.
Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, i mungojnë familjes, shoqërisë dhe shtetit, përgjithmonë mirënjohës për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, respekt për familjen Veseli!










