Lladrovci i kundërpërgjigjet Tahirit e Krasniqit: Deklarata për keqardhje, pas fyrjes me “dadën Razë” shpifjet po vazhdojnë

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përgjigjur ndaj deklaratave të Memli Krasniqit e Abelard Tahirit.

Krasniqi ka thënë se qytetarët në Drenas nuk e durojnë fyerjen.

“Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues”, thuhet në shkrimin e tij.

“Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel. Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin”.

“Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës”, përfundon shkrimi i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit