Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar se do të pensionojë fanellën me numrin 20, në nder të sulmuesit të ndjerë Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e tij, Andre Silva.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi anglez bëri të ditur se ky numër do të përjetësohet si kujtim për kontributin e jashtëzakonshëm të Jotës, veçanërisht në sezonin 2024/25, kur Liverpooli fitoi titullin e 20-të në histori.
“Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributet e tij si pjesë e ekipit fitues të titullit të Liverpoolit për sezonin 2024-25 – i 20-ti për klubin,” thuhet në deklaratë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së menjëhershme nga tifozët, të cilët reaguan me dhimbje dhe respekt pas lajmit tragjik.
Diogo Jota dhe vëllai i tij do të varrosen nesër në orën 16:00 në São Cosme të Portos, vendlindja e tyre në veri të Portugalisë.









