Lista Srpska po prin me mbi 80% në komunën e Zubin Potokut me kandidatin e saj Millosh Peroviq.
Kryetari aktual, Izmir Zeqiri i PDK-së, deri më tani ka vetëm gjashtë vota, kandidati i VV-së, Vedat Mehmeti po ashtu i ka marrë gjashtë vota, derisa ai i LDK-së, e ka vetëm një votë deri tash.

Deri më tani janë numëruar 11 vendvotime nga 15 sa janë gjithsej.
Pas daljes nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimit të votimeve më 2023, serbët në veri u janë rikthyer kutive të votimit.









