Lista serbe: Sulmi ndaj Radiqit pasojë e politikës anti-serbe të regjimit të Prishtinës

Lista serbe ka reaguar për Dejan Radiqin.

“Keqtrajtimi dhe rrahja brutale e Dejan Radiqit nga fshati Grackë e Vjetër, që sipas dëshmisë së tij, është bërë nga persona që flisnin në gjuhën shqipe, është pasojë e politikës antiserbe të regjimit në Prishtinë i cili inkurajon akte të tilla me dhunën e saj të përditshme dhe të çdo lloji kundër popullit serb dhe politikën e tij të mosndëshkimit përderisa bashkësia ndërkombëtare po bëhet e shurdhër”, pretendon Lista serbe në kumtesën e saj propagandues.

“Dejanin e kanë lidhur në shtëpinë e tij dhe e kanë rrahur pa mëshirë derisa e kanë rraskapitur, e më pas e kanë grabitur dhe e kanë lënë, derisa e kanë ndihmuar fqinjët serbë”, shkruan në këtë propagandë të Listës serbe.

Lista Serbe e dënon ashpër këtë akt dhe kërkon që përgjegjësit të gjenden dhe të sanksionohen sa më parë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit