Lista Serbe përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lista Serbe ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin është konfirmuar se Kuvendi ende nuk është konstituar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, duke e vlerësuar këtë si “një fitore të vogël, por të rëndësishme për popullin serb”.

Siç kanë njoftuar në Instagram, me këtë vendim është konfirmuar qëndrimi i tyre se kryesuesi i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ka tentuar të „marrë edhe një herë atë që është përcaktuar si e drejtë kushtetuese e komunitetit serb brenda Kuvendit“.

„Kjo është një fitore e vogël, por jashtëzakonisht e rëndësishme e popullit serb, krahas shumë vendimeve të tjera të regjimit nga Prishtina, i cili, duke shkelur të gjitha rregullat, ka cenuar të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë“, pretendohet në njoftimin e Listës Serbe.

Megjithëse e vlerësojnë vendimin si të rëndësishëm, nga Lista Serbe theksojnë se do të përmbahen nga komentet e mëtejshme deri sa të marrin tekstin e plotë të aktgjykimit, pasi në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese kanë paraqitur disa baza për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të kryesuesit të Kuvendit.

„Lista Serbe do të vazhdojë që përmes institucioneve të bëjë gjithçka për mbrojtjen e të drejtave të popullit tonë, duke arsyetuar besimin që qytetarët na kanë dhënë në zgjedhje“, kanë përfunduar ata.

Të përkujtojmë, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me të cilin konstatohet se Kuvendi ende nuk është konstituar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit