spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

“Lista Serbe është parti politike”, Albin Kurti për organizatat terroriste: Ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, aleatët tanë nuk e kanë bërë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me debatin për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.

Kurti deklaroi se një hap i tillë nuk është në kompetencë të qeverisë, por është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të drejtësisë, shkruan Gazeta 10. Ai theksoi se Lista Serbe, në aspektin formal-juridik, është një parti politike e regjistruar dhe se qeveria nuk ka autoritet për ta etiketuar si organizatë terroriste.

Ai tha se ne kemi një dallim të madh me aleatët tanë, ku të njejtit nuk i kanë shpallur ato organizata si terroriste, shkruan Gazeta10. Kurti beson që e ka mirë, për faktin që të tilla organizata janë shpallur si terroriste, pavarësisht qëndrimit të aleatëve, evropianë dhe amerikanë.

“Lista Serbe është parti politike. Kemi pas 2 organizata serbe të cilat ne i kemi shpallur organizata terrorise, e të cilat ndërkombëtarët nuk i kanë shpallur organizata terrioriste. Mbrojtja civile dhe Brigada veriore janë shpallur nga qeveria e republikës së Kosovë, janë shpallur organizata terroriste. Kemi kërkuar nga partnerët dhe miqtë tanë që edhe ata t’i shpallin organizata terroriste por nuk e kanë bërë. A po e shihni dallimin me aleatët tanë, edhe evropianë edhe amerikanë. Ato nuk i kanë shpallur organizata terroriste këto që i kemi shpallur ne. Dhe unë besoj që ne e kemi mirë”, shtoi tutje Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit