spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Lista “Guxo” më ofroi…”, Halilaj flet për hyrjen në politikë – ja çka thotë për Pecin dhe Gërvallën

Në listën ‘Guxo’, së fundi ndodhën ty anëtarësime të reja, së pari u njoftua për Fatos Gecin e më pas edhe për avokatin e njohur Gazmend Halilajn.

E ky i fundit në një bashkëbisedim tregoi si erdhi deri te vendimi për t’u anëtarësuar në ‘Guxo’.

Së pari, Gazmend Halilaj përmendi edhe platformën dhe vlerat që përfaqëson kjo parti.

“Vendimi im për t’iu bashkuar Listës “Guxo” erdhi si rezultat i bindjes sime se është koha që njerëzit me përvojë, integritet dhe përkushtim të kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Lista “Guxo” më ofroi një platformë të hapur për të përfaqësuar vlerat progresive dhe për të qenë pjesë e një vizioni që synon ndryshime reale në shoqëri”, deklaroi avokati.

Po ashtu, ai foli edhe për kontaktet dhe bashkëpunimet me Pecin dhe Gërvallën.

“Po, kam pasur kontakte dhe bashkëpunim profesional me z. Peci dhe znj. Gërvalla në të kaluarën, sidomos në fusha që lidhen me drejtësinë dhe politikat publike. Qasja e saj mbi çështjet e drejtësisë, integritetit dhe reformave është ajo që i duhet vendit tonë. Me një qasje të hapur dhe të bazuar në vlera, besoj se do të zërë një vend të rëndësishëm në skenën politike”.

Ndër të tjera, avokati premtoi se do punojë për çështje që prekin më së shumti qytetarin e këtij vendi.

“Fokusimi im kryesor do të jetë drejtësia dhe sundimi i ligjit. Do të angazhohem për përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Përveç kësaj, do të punoj për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarin, si transparenca institucionale dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, përfundoi Gazmend Halilaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit