Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me ritëm të shpejtë. Deri më tani janë procesuar saktësisht 55.16% e votave, që i korrespondon 1,378 nga 2,498 vendvotime në të gjithë Kosovën.
Nga të dhënat e para të listës së Partisë Demokratike të Kosovës, bartësi i listës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prin bindshëm me 64,092 vota, duke u konfirmuar si lideri i padiskutueshëm i këtij subjekti në këto zgjedhje.
Befasia e këtij numërimi është Përparim Gruda, i cili është pozicionuar i dyti me 39,993 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri në vendin e tretë me 34,886 vota. Pesëshen e parë më të votuar në PDK e përmbyllin Uran Ismaili me 31,531 vota dhe Vlora Çitaku me 21,757 vota.
Në listën e 10 më të votuarve deri më tani figurojnë edhe emra të njohur e tradicionalë të partisë, si Sala Jashari, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Mërgim Lushtaku.
Bedri Hamza – 64,092 vota
Përparim Gruda – 39,993 vota
Arian Tahiri – 34,886 vota
Uran Ismaili – 31,531 vota
Vlora Çitaku – 21,757 vota
Sala Jashari – 21,667 vota
Ganimete Musliu – 16,793 vota
Arben Mustafa – 15,416 vota
Enver Hoxhaj – 14,866 vota
Mërgim Lushtaku – 14,758 vota










