Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, ishte arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me Mossadin

Liridon Rexhepi është arrestuar kohë më parë nga Shërbimi sekret turk. Rexhepi akuzohej se  ishte punonjës i shërbimit sekret të Izraelit.

Por avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Rexhepi është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.

“ Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces. Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit. Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit. Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, ka thënë Koci.

Ndërsa ka shërehur respekt për punën e avokatit Emrah Kaya më të cilin Koci thotë se ka bashkëpunuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit