Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicë, duke e cilësuar fitoren e kandidatit të Vetëvendosjes si “të vjedhur dhe të blerë”.
Ai tha se Arian Tahirit është ngritur në një “politikan nacional”.
“Është fitore e vjedhur, e blerë, e turpit. E cila Arian Tahirin e ka ngrit në një politikan nacional, e ka Faton Pecin e ka rikonfirmuar si një person me fuqi të huazime. Refuzoi, dezertoi Peci ta bëjë luftën i vetëm. Iu desh Albin Kurti, krejt ministrat, një administratë shtetërore që potencialisht ta fitoi edhe duke blerë vota… sot e ki pas kryemangupin e Kosovë Albin Kurti duke shkuar oborr e në oborr, në shkolla të Kosovës. Cka më bë. Pse ka shkuar (në Mitrovicë)?”, ka thënë Mehmetaj.
Sipas rezultateve të fundit të balotazhit, Faton Peci nga Vetëvendosje po kryeson me 53,54% të votave, duke siguruar 17,369 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë 46,46% të votave ose 15,074 vota.










