spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Lindi dhe u rrit në Stamboll, gazetarja me prejardhje nga Kosova: E kam pas babën patriot, kurrë s’ka folë me ne turqisht

Gazetarja shqiptare me prejardhje nga Kosova, Ozge Demirozu, e cila ka lindur dhe është rritur në Stamboll, ka ndarë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në një intervistë.

Në bisedën e saj, Demirozu theksoi se, pavarësisht jetesës në Turqi, ajo dhe familia e saj kanë mbajtur të paprekur traditat shqiptare, duke e bërë gjuhën shqipe pjesë të rëndësishme të përditshmërisë.

Ajo tregon se në shtëpinë e saj nuk ishte lejuar të flitej turqisht, një vendim që e kishte marrë babai i saj, i cili gjithmonë ka insistuar që të flisnin vetëm shqip.

“Kam jetuar në Turqi, por gjithmonë kemi folur shqip. Në shtëpi ishte e ndaluar të flisnim turqisht. Babai ynë, një patriot i vërtetë, asnjëherë nuk ka folur turqisht me ne, vetëm shqip. Ai donte që të mos e harronim gjuhën dhe identitetin tonë shqiptar”, ka thënë Demirozu.

Ajo shpjegoi gjithashtu se babai i saj i ka lënë amanet që të vazhdojë kultivimin e kësaj trashëgimie, duke ruajtur gjuhën shqipe dhe lidhjet me identitetin shqiptar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit