Lidhja Demokratike e Kosovës ‘Turneun e Ndryshimit’ sonte e ka vazhduar në Gjilan.
Salla ka qenë e mbushur me prekrahës të kësaj partie.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kandidatja për deputet nga rajoni i Obiliqit , Linda Bekteshi.

Ajo është shprehur e ngazëllyer me mbështetjen e madhe qe LDK ka në Gjilan,

“Gjilani sot dëshmoi se mbështesin fuqishëm LDK-në dhe turneun e ndryshimit me Lumir Abdixhikun kryeministër!’, ka shkruar Bekteshi në faqën e saj zyrtare në Facebook.
Me poshtë postimi i plotë i saj:
Pritje madhështore në Gjilan për ‘Turneun e Ndryshimit’.
Gjilani sot dëshmoi se mbështesin fuqishëm LDK-në dhe turneun e ndryshimit me Lumir Abdixhikun kryeministër!
#BëhuNdryshimi!










