Limaj: Zgjidhja është vetëm politike, rrugë tjetër nuk ka

Para mbajtjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjidhja për ngërçin institucional nuk mund të vijë nga interpretimet ligjore, por nga vullneti politik.

“Tash jemi gati në konsumimin e interpretimeve. Zgjidhja është vetëm për veprimet politike. Kjo po shihet, tanimë po kuptohet. Rrugë tjetër nuk ka,” tha Limaj.

Ai theksoi se edhe vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka lënë të kuptohet se duhet intensifikuar përpjekjet për një marrëveshje politike.

“Sipas interpretimit tim, Kushtetuesja ka dashur ta dinamizojë zgjidhjen politike. Ka thënë të intensifikohen përpjekjet për zgjedhjet politike. Për vetë faktin se nuk ka thënë se çka pas 27 korrikut,” u shpreh Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit