spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Limaj: Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake, duam shumicë që e konstituon Kuvendin dhe e formon Qeverinë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake për konstituimin e Kuvendit.

Pas seancës, Limaj theksoi se Nisma është për një shumicë të qëndrueshme që do të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re.

“Qëndrimi i Nismës është se ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse, e cila e konstituon Kuvendin dhe e krijon Qeverinë. Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake që më pas do të çojnë në zgjedhje të tjera”, ka thënë Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit