spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Limaj flet për pritjet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit: Do të bëjmë mrekulli

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se zgjedhjet do të sjellin ndryshim të qeverisjes dhe një bashkim të madh politik.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur bindjen se pas 28 dhjetorit do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, duke paralajmëruar një rezultat pozitiv në zgjedhje. I pyetur nëse ka shpresë për një sukses elektoral, Limaj tha se nuk bëhet fjalë vetëm për shpresë, por për një ndryshim të madh që do të vijë nga qytetarët.

“Jo shpresë, por ne do të bëjmë mrekulli më 28-tin. Jo unë, por qytetarët. Kjo do të thotë ndryshim i qeverisjes dhe një bashkim i madh”, deklaroi Limaj.

Ai theksoi se beson fuqishëm në angazhimin e qytetarëve për të sjellë ndryshimin politik që, sipas tij, i nevojitet vendit, duke shtuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e këtij procesi përmes përfaqësimit në Kuvend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit