Limaj: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin

Përmes një deklarate për media, Fatmir Limaj ka shprehur shqetësim të thellë për situatën politike në vend, duke kritikuar ngecjet e vazhdueshme për krijimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera pas zgjedhjeve.

“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe,” u shpreh Limaj.

Ai tha se situata e tanishme nuk mund të vazhdojë pa pasoja dhe kërkoi një reflektim të përgjithshëm.

“Në krejt këtë situatë, apeli im te qytetarët është: shikoni kujt po ia jepni besimin. Është koha me adresu përgjegjësinë,” shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit