Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s’po ikim nga drejtësia

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova ndodhet përballë dy proceseve tejet të rëndësishme: procesit të Apelit në Hagë dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.


Sipas saj, është kruciale që të diskutohet hapur me partnerët e Bashkimit Evropian për sa i përket thelbit dhe zbatimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit. Kosova me ligj, dhe me vullnet kërkon drejtësi. Nuk po kërkojmë të i ikim drejtësisë, por po synojmë që procesin e deformuar dhe devijuar, ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partner, partnerët diskutojnë, debatojnë, por jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit