Ligji për çmimet tavan, Hoti: Është fund e krye antikushtetues, ai ka kuptim vetëm nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar ligjin për çmimet tavan, për çka ka thënë se është fund e krye antikushtetues.
Ai ka treguar se kur ky ligj do të kishte kuptim.

“E vetmja situatë kur ky ligj ka kuptim është nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme, dhe në kuadër të asaj gjendje i merr të gjitha masat për të ruajtur qytetarët. Por nëse ky ligj hyn në fuqi në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, ai ligj nuk është ligj, sepse nuk definon asgjë e përcakton një listë të parimeve së sjelljes në situata të caktuara dhe gati çdo kapitull kërkon një rregullore për të specifikuar si do të zbatohet ai ligj dhe ky i jep diskrecion të madh edhe ekzekutivit edhe zyrtarëve që merren me zbatimin e këtij ligji”, ka thënë Hoti.


Ai ka thënë se nuk e ka problem pavarësinë e Bordit por etikën dhe profesionalizmin e njerëzve që zgjidhen në këtë bord.

Hoti i ka parashtruar disa pyetje ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtis, Mimoza Kusari Lilës.

“Pyetja ime për ministren është çka është destabilizimi i tregut nëse nuk është situata gjendje e jashtëzakonshme. Sa duhet të devijojnë çmimet në treg që ne të konstatojmë se ka destabilizim të tregut që të fillojmë të marrim masa? Dhe e dyta, kush ka diskrecion dhe kush mund të siguroj të dhëna për të llogarit kostot mbi bazën e të cilave mund të caktoj çmimin tavan sepse nuk mund ta caktosh atë nën kosto të një malli? Çka përfaqëson situatë e destabilizimit në treg. Autoriteti Rregullativ i Ujit e ka rrit çmimin e furnizimit a është ky destabilizim i tregut? Pse nuk po përdoren instrumentet ekzistuese? Çka sjell të re ky ligj për çmimin tavan i cili nuk është i qartë se si do të zbatohet në praktikë?”, kanë qenë pyetjet e Hotit drejtuar Kusari-Lilës të cilave ajo nuk i është përgjigjur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit