spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Lideri i Çeçenisë në gjendje të rëndë shëndetësore, nis “beteja” se kush do ta zëvendësojë

Për më shumë se dy dekada, Ramzan Kadyrov ka qenë “dora e hekurt” e Kremlinit në Çeçeni. Në këmbim të shtypjes brutale të një lëvizjeje për pavarësi, ai është lejuar ta sundojë rajonin si një pronë personale, duke eliminuar rivalët, kundërshtarët dhe separatistët.

Por Kadyrov, 48 vjeç, duket se është sëmurur rëndë, çka paraqet një sfidë të re për presidentin Vladimir Putin në një pjesë të Rusisë jugore ku luftërat në vitet 1990 dhe 2000 morën dhjetëra mijëra jetë. Pyetja që ngrihet tani është: Kush do të ruajë kontrollin brutal që ai ka vendosur në atë pjesë të Kaukazit?

Plani i mundshëm i Kadyrov-it për pasardhësin mund të mbështetet tek djali i tij 17-vjeçar, i cili u martua së fundmi dhe mori urime nga Putin. Por për këtë do të duhej të anashkalohej ligji rus që kërkon që guvernatorët rajonalë të jenë të paktën 30 vjeç.

Ka edhe kandidatë të tjerë, përfshirë një person që udhëhoqi një fushatë të dhunshme kundër komunitetit LGBTQ+ dhe një tjetër që lufton për Rusinë në Ukrainë.

Në regjimin autokratik të Putin-it, Kadyrov është kthyer në një figurë unike, duke pasur më shumë liri dhe subvencione sesa çdo udhëheqës tjetër rajonal. Ai kontrollon një ushtri personale, ka vendosur rregulla të rrepta islame që bien ndesh me ligjet ruse dhe zhvillon një politikë të jashtme të pavarur, duke krijuar lidhje me monarkitë e Gjirit dhe duke mbajtur qëndrime që ndonjëherë nuk përputhen me Kremlinin.

Çeçenia ishte i vetmi rajon i përjashtuar nga mobilizimi ushtarak rus pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, edhe pse disa çeçenë u dërguan në luftë si ndëshkim. Njësitë e Kadyrov-it u përfshinë në luftë, por u tallën si “ushtarë të TikTok-ut” për shkak të mungesës së përfshirjes reale në beteja.

Sëmundja e tij është bërë gjithnjë e më e dukshme që nga viti 2023. Në maj, zyra e tij publikoi një video ku ai shfaqej me kapuç të zi, duke ecur ngadalë, ndërsa në sfond dëgjohej një zë që fliste për vdekjen, por jo në zërin e tij.

“Vetëm Ai që na ka dhënë frymën mund të përcaktojë sa gjatë do të jetojmë”, thuhej në mesazh.

Dikur shumë aktiv në rrjetet sociale, Kadyrov tani është zhdukur shpesh nga sytë e publikut. Në qershor të këtij viti, ai u shfaq më pak se 10 herë në lajmet lokale, në krahasim me paraqitjet thuajse ditore një vit më parë.

“Është e pamundur të mos e vëresh se sa i sëmurë është”, tha Tumso Abdurakhmanov, kritik i mërguar i Kadyrovit që i shpëtoi një atentati në Suedi.

Në vitet e fundit, Kadyrov ka vendosur fëmijët e tij në poste të larta, nga policia deri në kulturë. Djali i tij i tretë, Adam Kadyrov, u emërua sekretar i Këshillit të Sigurisë të Çeçenisë dhe përfaqësues në ministrinë e Brendshme rajonale. Ai mori gjithashtu dy medalje, përfshirë një për “shërbim aktiv ushtarak”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit