spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Liderët e tri partive me vota minus nga rinumërimi, Haradinaj në plus

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve. Deri më tani janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1 mijë e 973 nga gjithsej 2 mijë e 557.

Sipas rezultateve preliminare, rinumërimi ka sjellë ndryshime në numrin e votave për një numër të konsiderueshëm kandidatësh për deputetë, përfshirë edhe liderët e partive politike.

Bazuar në të dhënat nga 77 për qind e votave të rinumëruara, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, deri tani ka 413 vota më pak.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka një rënie prej 104 votash, ndërsa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka 167 vota më pak.

Në anën tjetër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht ka një rritje prej 28 votash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit