spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Lëvizja e Putinit që po trondit Azinë, ja baza që po ndryshon ekuilibrin e fuqisë në rajon

Australia dhe Indonezia kanë rënë dakord për një traktat të madh mbrojtës. Megjithatë, Canberra ka shprehur shqetësim të konsiderueshëm ndaj partnerit të saj të ri lidhur me mundësinë që Rusia të kërkojë qasje nga Xhakarta në një bazë ajrore në Indonezinë lindore.

Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong u vu nën presion nga raportet e mëparshme të këtij viti se Kremlini po kërkonte në mënyrë aktive pika hyrjeje në rajonin indonezian të Papuas, rreth 1,400 km në veri të Darvinit. Indonezia e ka përjashtuar publikisht një qasje të tillë, ndërsa ka refuzuar të thotë nëse Presidenti indonezian Prabowo Subianto i kishte dhënë sqarime Australisë për këtë çështje.

Shqetësimet e Australisë

Është e vërtetë që Indonezia ka një marrëdhënie të gjatë me Rusinë. Dhe Rusia ka pasur marrëdhënie me vendet në rajonin tonë. Paktet tona të mbrojtjes imponojnë një detyrim për të dyja vendet që të sigurojnë që ne të konsultohemi për çështje që kanë rëndësi për të dyja palët“, tha Penny Wong për ABC News Australia

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi me Prabowo në Sydney këtë javë se vendet në thelb kanë përfunduar bisedimet mbi një marrëveshje të re dypalëshe të mbrojtjes për të zgjeruar ndjeshëm bashkëpunimin në siguri.

Këto marrëveshje “synojnë të sigurojnë që ne të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë“, tha Wong në një intervistë tjetër. Lidhjet midis Indonezisë dhe Australisë janë forcuar vitet e fundit, duke tejkaluar tensionet e Luftës së Ftohtë. Megjithatë, komentet e Wong tregojnë se çështja e bazës, e cila u shfaq si shqetësim në zgjedhjet australiane të këtij viti, vazhdon të jetë një temë e përsëritur. Grupi i ekspertëve Janes raportoi në prill se Rusia i kishte kërkuar Indonezisë qasje në bazën Manuhua në Papua për avionët e saj ushtarakë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit