spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Lëshohet urdhërarrest për Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që të lëshohet urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe ndaj 10 personave të tjerë.

Sipas njoftimit, urdhri është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që po ndërmerren në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në 2022-n.

Sipas njoftimit, autoritetet po i hetojnë rreth 50 persona për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Duke u hetuar janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmin e shtatorit të 2023-s në Banjska të Zveçanit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit