Rita Orës i është lëshuar një këngë.
Artistja shqiptare me famë botërore ka reaguar qetë, ndonëse një dukuri e tillë shpesh i acaron këngëtarët.
Kënga quhet “No Peeking” dhe është punuar në bashkëpunim me Gryffin, një DJ me të cilin Rita kishte bashkëpunuar edhe në të kaluarën.
“Me gjasë, rrjedhja e këngëve është ende trend. Për fat të mirë, unë e dua këtë këngë. Kështu që, shijojeni. Faleminderit kujtdo që e lëshoi”, shkroi Rita.
Kjo nuk është hera e parë që Ritës i rrjedhin këngët në platforma online. Reagimi i saj përherë është ikonik.











