“Lëpirësa keni me mbet”/ Rike Roçi me mesazh ‘thumbues’ për Meriton Mjekiqin

Përplasja mes Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi është rikthyer sërish në vëmendje në media dhe rrjete sociale.

Gjithçka u vu re pas mungesës së Meritonit në premierën e filmit “ADN”, ku ai luan përkrah Rikës dhe aktorëve si Erjola Doçi, Jul Deda dhe Azem Gagica.

Ai nuk ishte i pranishëm as në tapetin e kuq dhe as gjatë shfaqjes së filmit, gjë që u komentua menjëherë.

Situata u bë edhe më e diskutuar pasi Meritoni u pa në një premierë tjetër në Prishtinë, ku morën pjesë Luana Vjollca, Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku.

Kjo lëvizje shtoi dyshimet për një ftohje mes tij dhe Rikës.

Pak më vonë, Rike Roçi reagoi në InstaStory me një mesazh të ashpër, pa përmendur emra, por që u kuptua si një thumbim për Meritonin.

Ajo kritikoi faktin që disa persona nuk marrin pjesë në premierën e filmit ku janë vetë pjesë, por shfaqen në evente të tjera.

Nga ana tjetër, Meritoni nuk ka bërë asnjë reagim publik deri tani dhe nuk ka ndarë asnjë postim për filmin “ADN”, ndryshe nga pjesa tjetër e kastit.

Kjo situatë ka shtuar pikëpyetjet për raportin mes tyre dhe për atë që mund të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të filmit.

(FOTO) “Lëpirësa keni me mbet”/ Rike Roçi me mesazh

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit