spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në traumat e saj

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së banorit Labinot, pas një momenti tensioni me Elijonën Binakaj.

Jakupi e ka akuzuar atë se ka sulmuar qëllimisht banoren, duke përdorur një ngjarje shumë personale nga e kaluara e saj.

Gjatë reagimit të saj, Jakupi shprehu zemërim të thellë dhe indinjatë për veprimet e Labit, duke theksuar se nuk është e pranueshme që të preket një traumë personale.

“Marre po më vjen, marre. Ti Labi ke bo sulum me paramendim, qëllimisht e ke sulmuar atë vajzë, si ke mujtë me prek në traumën e asaj vajze. E ka pasë hala ma shumë traumë ndarjen nga familja e saj”, tha ajo.

Ajo shtoi se veprimet e Labit janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të turpshme.

“Nuk e di qysh nuk turpërohesh nga fëmijët e tu, që janë moshatarë me Elijonën”.

Fjalët e saj kanë treguar qartë mbrojtjen dhe solidaritetin ndaj banores, duke e vënë në fokus respektin për të kaluarën dhe ndjenjat e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit