Në Prishtinë është mbajtur Marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.
Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.











