spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Leonora Jakupi i referohet me përemrin “saj” Londrimit, shkakton reagime në studio

Gjatë finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4, në momentin kur u transmetua klipi përmbledhës që pasqyronte rrugëtimin e Londrimit brenda shtëpisë, në studio nisi menjëherë diskutimi nga opinionistët për kontributin dhe ndikimin e tij në këtë edicion.

Londrimi u vlerësua për energjinë, humorin dhe praninë e tij, ndërsa u theksua se ai ishte një nga figurat që i dha ritëm dhe dinamika të forta spektaklit gjatë gjithë qëndrimit mbi 100-ditor.

Megjithatë, një moment i papritur solli të qeshura në studio. Opinionistja Leonora Jakupi, teksa po fliste për këngëtarin nga Peja, iu referua atij me përemrin “saj”.

“Londrimi pa dyshim ka qenë lezeti i asaj shtëpie, i cili ka dhënë shumë ngjyra jo vetëm shtëpisë së Big Brotherit, por të gjitha shtëpive tona. Ai i cili me zërin e saj…”, u shpreh ajo, përpara se ta korrigjonte menjëherë veten dhe të thoshte “tij”.

Në atë moment pati disa të qeshura në studio, ndërsa situata u kalua me qetësi dhe diskutimi vijoi normalisht, duke u fokusuar sërish tek rrugëtimi dhe roli i Londrimit në këtë edicion të BBVK 4.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit