Një person teksa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore në Obiliq gjatë së mërkurës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor të së enjtes, ku thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për t’i trajtuar plagët.
“Obiliq 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.








