Lëndohet një burrë në Skenderaj, u godit nga eskavatori gjatë punimeve në shtëpi

Një burrë në Skenderaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime në këmbë, të shkaktuara nga luga e një eskavatori, gjatë punimeve pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 06.09.2025, rreth orës 12:40.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e eskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Viktima është trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit