“Lëkurën na e prenin me thikë, na thonin: Ku e keni NATO-n”, historia rrëshqethëse e të mbijetuarës

Kishin qenë duke u larguar nga fshati me 15 traktorë, të gjithë burra e gra, kur kishin rënë në pritë të ushtarëve serb.

Kështu po e nis historinë e saj e mbijetuara e radhës e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë në “Debat Plus” të TV Dukagjini.

Pasi i kishin ndarë burrat e gratë, këto të fundit do përballeshin me armën më të rëndë të luftës.

“Aty na i kanë nda burrat, na kanë shti aty, kur ka filluar diku më vonë, kanë ardhë na kanë marrë zvarrë na kanë çu në dhoma lartë, na kanë dhunu, na i kanë zhvesh, me thikë na i kanë pre teshat. Le që na i kanë pre teshat, por edhe lëkurën e trupit na kanë pre me thikë. Edhe për sa orë na ndalshin aty na maltretonin, na rrihnin, edhe na thonin ku e keni NATO-n, këta emrat e udhëheqësve të NATO-s, Xhimi Shea…”, ka treguar ajo. “Burrat i kanë ngujuar nëpër do hambarë aty kanë qenë, i bijshin, i ulnin para dyerve aty veç me i dëgju britmat e grave dhe të fëmijëve…”

Ajo ka treguar se ushtarët serbë, nuk e kursyen askënd, pavarësisht moshës.

“Ka pasë shumë, shumë, shumë gra, çika, plaka, nuk është kursyer asnjë moshë, plakat i rrihnin, i zhveshëshin lakuriq edhe i rrihnin, po, i rrihnin”, ka treguar edhe ajo gjersa shton se pati edhe fëmijë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit