Lekaj: AAK është e bashkuar, e vendosur dhe ecën përpara me Kryetarin Haradinaj në krye

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi se AAK është e bashkuar, e vendosur dhe ecën përpara me Kryetarin Haradinaj në krye.

Ai shtoi se AAK nuk ka alternativë tjetër sepse AAK është vetë Ramush Haradinaj.

“AAK vazhdon me Ramush Haradinajn!

Në politikë mund të ketë shumë zëra, por vetëm një udhëheqës që nuk është lëkundur asnjëherë nga parimet e tij ,Ramush Haradinaj.

Nën drejtimin e tij, Aleanca ka qëndruar e fortë në çdo betejë dhe ka dëshmuar se është partia e guximit, e shtetndërtimit dhe e vendimeve që i shërbejnë Kosovës.

Kundërshtarët mund të shpikin dilema, por e vërteta është një:

AAK është e bashkuar, e vendosur dhe ecën përpara me Kryetarin Haradinaj në krye.

Faleminderit për përkushtimin, lidershipin dhe forcën që e mbani gjallë çdo ditë në Aleancë, Kryetar!

AAK nuk ka alternativë tjetër sepse AAK është vetë Ramush Haradinaj dhe vizioni i tij për një Kosovë dinjitoze e të drejtë.”, shkroi Lekaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit