spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Legjenda e Zvicrës i kërkon Xherdan Shaqirit të heq dorë

Kapitenin Xherdan Shaqiri e “lëshojnë” nervat nga penalltia dhe jo për herë të parë këtë sezon.

Eksperti i “Blue Sport”, Alex Frei, flet hapur dhe i kërkon kapitenit të FC Baselit të heqë dorë nga përgjegjësia.

Së pari kundër Luganos, pastaj kundër St. Gallenit dhe tani në Luzern, Xherdan Shaqiri humbi penalltinë dhe për herë të tretë radhazi në Superligën e Zvicrës.

Nuk po i shkon ndoresh.

Ai gjithashtu dështoi të shënonte nga penalltia në Kupën e Zvicrës kundër Etoile Carouge.

“Çfarë nuk shkon me kapitenin e FC Baselit, i cili në fakt konsiderohet një gjuajtës i sigurt i penalltive?

Kundër Luzernit, Shaqiri gjuan mbi portë.

Pra, ai duket se fajëson fushën të paktën pjesërisht.

A ishte presioni thjesht shumë i madh pas humbjeve të fundit?”, shkruan media zvicerane “bluewin”.

“Jo, nuk ka të bëjë fare me presionin”, thotë legjenda e futbollti zviceran Alex Frei.

“Edhe unë kam humbur një penallti një herë, por sigurisht kurrë tre herë radhazi në jetën time!

As nuk mendoj se kam humbur dy”, tha më tej.

Eksperti tjetër Daniel Gygax nuk mund të mos qeshë dhe Frei shton: “Mendoj se Shaqiri është i pabesueshëm, por tre herë radhazi e humbi, kjo është pak e tepërt”.

Ndërsa Gygax është i mendimit se 34-vjeçari, me përvojën e tij, duhet ta gjuajë penalltinë përsëri, Frei mendon se Shaqiri duhet ta kalojë përgjegjësinë:

“Ka të tjerë që duhet ta marrin topin.

Nuk mund të më thoni se është kaq e vështirë!”.

Trajneri i Baseit, Ludovic Magnin, ndoshta ka menduar të njëjtën gjë.

“Në fakt, isha i sigurt se do të hynte në gol.

Sepse nuk kam parë kurrë pesë penallti të humbura radhazi”, tha trajneri i FC Baselit në një intervistë për “Blue Sport” pas ndeshjes, duke buzëqeshur:

“Gjithmonë sheh diçka të re në futboll.

Më mirë të mos them se çfarë mendova kur Shaqiri humbi penalltinë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit