Është në zemrën e kroatëve, sidomos të tifozëve të Dinamos së Zagrebit.
Legjendë e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, vazhdon të gëzojë respekt e admirim kudo ku ka lënë gjurmë.
I dalë nga Liria e Prizrenit,

Shala shtegtoi më pas te Partizani i Beogradit, KF Prishtina dhe Dinamo Zagreb, për të vazhduar karrierën në ekipet franceze dhe gjermane.
Ai mbetet gjithashtu shqiptari i parë që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë, më 17 tetor 1990, në stadiumin “Maksimir”, në ndeshjen revyale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sot, Kujtim Shala ka festuar një përvjetor të veçantë në jetën e tij personale – 40-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Jehonën.
“Unë dhe Mbretëresha ime.
Jehona, 40 vite së bashku”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.








