Këngëtari i njohur, Ledri Vula, është parë sonte në mesin e protestuesve në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.
Në mesin e protestuesve është parë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në protestat në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ledri Vula pritet t’i drejtohet sonte qytetarëve edhe me një fjalim, duke iu bashkuar figurave publike dhe artistëve që janë bërë pjesë e protestave të fundit.
Bashkë me Vulën qytetarëve do t’i drejtohet edhe ish-komandanti i UÇK-së, Bekim Shyti.








