Spektakli i së shtunës i Big Brother VIP Albania ka nisur me energji dhe humor, si gjithmonë nën moderimin e Ledion Liços.
Moderatori hapi natën në mënyrë spektakolare, duke përshëndetur publikun dhe më pas banorët e shtëpisë, të cilët në momentin e hapjes së lidhjes po debatonin mes tyre.
Pas përshëndetjes, Ledioni uroi banorët për Ditën e Verës dhe i pyeti se kush nga ata e feston më shumë këtë ditë.

Screenshot/YouTube
“Besoj se Ditën e Verës e festojnë më shumë Edisa dhe Mateo”, tha ai.
Edisa u përgjigj menjëherë me “po”, duke shtuar se u dërgon urime familjarëve të saj dhe të gjithë shqiptarëve për këtë festë.

Screenshot/YouTube
Megjithatë, një moment spontan gjatë bisedës mori vëmendjen e të gjithëve. Teksa po fliste, Edisa vendosi duart te gjoksi dhe e tërhoqi fustanin për ta rregulluar.
Ky veprim nuk i shpëtoi Ledionit, i cili menjëherë e imitoi të njëjtin gjest në studio.
Reagimi i moderatorit u prit me shumë të qeshura dhe komente nga publiku, duke e kthyer momentin në një nga episodet më gazmore të fillimit të spektaklit.









