“Le t’i grah”, Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me e pyet çka ka folë me Albinin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është i interesuar ta takojë Abdixhikun për të folur me kreun e LDK-së lidhur me diskutimet që ky i fundit i ka pasur me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.


Në një intervistë lideri i AAK-së ka deklaruar se nuk ka interes të takohet me Abdixhikun.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me marrë rolin e zmadhuesit të Albinit le ta marr nëse i pëlqen. Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjetërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se kanë mundur t’i kërkojnë takime paras e të takohen me Albin Kurtin për ta pyetur e konsultuar.

Ndërkohë, gjatë ditës Abdixhiku pas takimit me Kurtin, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve edhe me liderët e tjerë politikë, përfshirë AAK-në dhe PDK-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit