LDK’ja nuk lëviz nga propozimi i Vjosa Osmanit për presidente, i thotë VV’së: Emrin e keni, a i keni 66 vota?

Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku- Sadriu, ka bërë të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk do të lëkundin propozimin e tyre.

Deputetja e LDK’së ka thënë se emrin e kanë, teksa pyeti LVV’në nëse i kanë 66 deputetë për Vjosa Osmanin, e cila ishte propozimi i LDK’së për president koncensual.

“A deshtët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se s’kanë marrë asnjë propozim konkret për çështjen e presidentit.

“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues”, ka thënë Nagavci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit