Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete nga Vushtrria, pas publikimit të listës me 110 emrat që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Krasniqi do të garojë me numrin 36 në listën e LDK-së, në një përbërje që partia e ka prezantuar si përfaqësim të potencialit të ri politik, profesionalizmit dhe vizionit reformues.
Me këtë zyrtarizim, LDK konfirmon përfshirjen e Rrezarta Krasniqit në ekipin e saj zgjedhor, duke e konsideruar si një nga kandidaturat që synojnë të sjellin përfaqësim të denjë dhe të orientuar drejt interesit qytetar në Kuvendin e Kosovës.






