Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikthyer sërish ulësen e 15-të në Kuvendin e Kosovës, duke ia marrë një mandat Partisë Demokratike të Kosovës, e cila tashmë zbret në 22 ulëse.
Ky ndryshim ka ndodhur pasi numërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka arritur në 2800 vendvotime nga gjithsej 2836 sa janë në nivel vendi.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50.82 për qind të votave, që përkthehen në 57 ulëse në Kuvendin me gjithsej 120 deputetë, përfshirë edhe 20 ulëset e rezervuara për komunitetet.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila një ditë më parë kishte “rrëmbyer” ulësen e LDK-së, tash kthehet nga 23 në 22 mandate, me 20.34 për qind të votave. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës i siguron 15 ulëset me 13.24 për qind të votave.
Sipas renditjes aktuale, “sërish” deputet i Kuvendit do të bëhet Fadil Hadërgjonaj nga radhët e LDK-së, ndërsa te PDK-ja mandatin e humb Bekim Haxhiu, i cili ishte deputeti i 23-të në listë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet në 6 ulëse, me 5.51 për qind të votave.
Ndryshimi vjen pas numërimit të votave në 2800 nga 2836 vendvotime të zgjedhjeve të 28 dhjetorit