Në Skenderaj sot u bë hapja e zyrave të reja të Lidhja Demokratike e Kosovës, në të njëjtin vend ku gjatë viteve ’90 ishte shkruar një pjesë e rëndësishme e historisë politike të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, si dhe kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku. Hapja e zyrave u cilësua si një rikthim me domethënie të veçantë pas 17 vitesh.
Përmes një postimi, Fadil Geci falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke theksuar se pjesëmarrja masive tregoi se fryma e bashkimit po forcohet çdo ditë.









