Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Duke fillur nga ora 18:00 udhëheqësi i partisë, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë edhe programin politik të LDK-së dhe vizionin për zhvillimin e vendit.
Sipas kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë, një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë, një ekip që e di pse garon dhe për kë punon.






