Sot, në orën 11:00, është thirrur një seancë për formimin e komisioneve parlamentare, në të cilën pritet të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e RTK-së.
Megjithatë, seanca e planifikuar ka filluar, ndërsa në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe.
PDK, LDK, AAK e Nisma kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.










