LDK nominon sot kandidatin për kryeministër, a do të kandidojë edhe njëherë Lumir Abdixhiku?

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 15 për të nominuar kandidatin për kryeministër nga kjo parti.

Mbledhja e kryesisë së LDK-së pritet të fillojnë në ora 15:00.

Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

LDK duket që tashmë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku i priu LDK-së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke arritur që t’i marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit