Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit, i cili tha se i ka 61 vota për të formuar qeverinë dhe kërkoi të votohej kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.
Për Zemajn, kjo qasje është vetëm një lojë politike.
“Kjo është tepër e parëndësishme të thuhet. S’jemi këtu për t’u sfiduar, por për zgjidhje. Këto lojë fjalësh janë të dëmshme. Nëse ai i ka 61 pse nuk e zgjedh kryetaren? Demagogji për ta shpërlarë veten”, deklaroi ai.
Deputeti i LDK-së kritikoi edhe stilin politik të Vetëvendosjes duke thënë se kjo sjellje është reflektim i funksionimit të brendshëm të partisë.
“Imponim e diktat, ashtu siç funksionojnë brenda partisë së vet”, tha Zemaj.








