Lidhja Demokratike nuk ka dalë e para në asnjë komunë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Partia më e vjetër në vend nuk ka fituar as në komunat në të cilat udhëheq në nivel lokal.
Pas 90 për qind të votave të numëruara, LVV-ja po prin me 50 për qind, teksa PDK-ja ka 20,94 për qind në vendin e dytë.
Ndërkaq, LDK-ja është e treta me 13,94 për qind.








