Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka njoftuar për mbajtjen e tubimit të madh elektoral, i cili do të zhvillohet të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në këtë ngjarje do të bëhet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.
“Shihemi të enjten, në sallën 1 Tetori në Prishtinë, nga ora 18:00. Bashkohu!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.









